TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Mars 2024, 19:26

Egi rrëfen si i gjente emrat e personazheve që krijonte: Kontrolloja në numërator! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Egi rrëfen si i gjente emrat e personazheve që krijonte: Kontrolloja

Në një bisedë shumë të këndshme për PPP, aktori i njohur Eglein Laknori rrëfeu edhe një “sekret” të vogël se si i gjente emrat e personazheve që krijonte.

Anja: Më kujtove një personazh tëndin tani: Shën Arqimidhin

Egi: Arqimidhi ishte kopshtar tek "Grand Hoteli"

Anja: E kam parë që e ke risjellë si foto në Instagram. Si lindi si ide Shën Arqimidhi?

Egi: Shën duhet t'ia kem vënë tani, kurse Arqimidhi duhet ta kem parë tek  numëratorët telefonikë. Gjithmonë shihja emrat aty

Anja: Po pse e bëje këtë?

Egi: Po që të gjeja ndonjë emër simpatik. Ky është misioni i aktorit që të gjejë, të zbulojë.

Anja: Thonë për ne gazetarët që nuk jemi kurrë pushim, sepse po ndodhi gjë, do marrim ta bëjmë lajm edhe sikur të jemi duke u rrezitur. Po qenkeni më keq ju aktorët.

Egi: Gazetari kurrë nuk e bën dot aktorin, po e di si të bën aktori ty...../ min. 35:11 deri 37

Lini një Përgjigje