
Aktori i shumë personazheve, Eglein Laknori foli në podcastin ‘PPP’ jo vetëm për skenën, por edhe për ndodhi të këndshme që i kanë rastisur në jetën e zakonshme:
Anja: Më trego një histori kur të kanë befasuar njerëzit
Egi: Ja p.sh në rrugë, isha me Anën dhe vjen njëri me vrap. Më kap dhe më tha "Gruja ime vdes për ty, të ka pikë të dobët"
Anja: Po, zakonisht gratë "vdesin" për ty
Egi: Për momentin ngelesh, jo për t'i dhënë konotacion negativ. Ose ka nga ata që të kapin "hajde këtu ti ore". Më erdhi njëri për shembull para dy ditëve, ishte adoleshent. Unë isha në makinë e i them "Po, patjetër" edhe më futet në makinë, por pa i dhënë leje unë. Vjen dhe e shoh këtu tek pasagjeri. I thashë "Ok, bëj çfarë të duash, shtëpia jote është"/ min. 22: 20 deri 24: 05.
Lini një Përgjigje