TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Prill 2025, 11:41

A e meritoi Gjesti fitoren? Dy ‘leksione’ për djalin që kishte ‘alergji’ nga shkolla

Shkruar nga Pamfleti

A e meritoi Gjesti fitoren? Dy ‘leksione’ për djalin që

Fitorja e Gjestit e ndau opinionin publik në dy kampe: ata që menduan se e meritonte ‘se bënte për të qeshur me karagjozllëqe’ dhe ata që ‘u pataksën’ se si njeri me ‘katër fjalë në fjalor’ mund të ishte fituesi i një sipërmarrje të rëndësishme në showbizz, siç është Big Brother.

Ky shkrim merr spunto nga një video e Gjestit, gjatë kohës kur ishte në Big Brother, që u thoshte dy njerëzve të shkolluar (jo të kulluar dhe perfekt, por të shkolluar) se përse shërben shkolla. Sipas tij, ajo ‘nuk hyn në punë për asgjë’.

Ai thotë, ndër të tjera se: Për çfarë duhet shkolla? Për të bërë 300 mungesa brenda vitit? Për të harxhuar paratë e babait? Jo, në punë. Natën e mirë!

Meqë ai e ka ‘bezi’ të shkojë në shkollë, atëherë po i japim ne dy ‘leksione praktike për jetën’.

I dashur Gjesti, shkolla duhet, sidomos për ty, sepse duke qenë reper, duhet të kesh fjalor të pasur që të mos përsërisësh të njëjtat gjëra

Shkolla duhet sepse të mëson të mos ecësh me të mbathura natë e ditë para miliona shikuesve, por të tregon çfarë është etika.

Shkolla duhet që të mos ngatërrosh figura të rëndësishme kombëtare si Çerçiz Topulli, me figura shumë të rëndësishme fetare, si Jezu Krishti.

Shkolla duhet që të mos kujtosh se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë (gjë që ti duhet ta dije mirë, madje edhe pa shkollë), por shtet më vete.

E nëse ke hall, se i harxhon paratë babait, duhet të shkollohesh që të kuptosh se kështu, ia shton paratë atij dhe nga ana tjetër, edhe krenarinë që ka rritur një djalë të shkolluar.

Ndaj fitorja e Gjestit është për meritë të Jozit, i cili nga gjaknxehtësia e goditi me pa të drejtë, duke e kthyer në ‘viktimë’. / Pamfleti

 

gjesti leksione

Lini një Përgjigje