
Kohët e fundit këngëtari i famshëm Justin Bieber ishte shfaqur në gjendje shumë kritike. Fansat dhe mbështetësit e tij ishin të shqetësuar për gjendjen e tij mendore, luftën me depresionin dhe abuzimin me substancat narkotike.
Por, më në fund ka një ‘dritë në fund të tunelit’ nga ana e këngëtarit, pasi ka ndarë për herë të parë një foto me djalin e tij, Jack Blues, në rrjetet sociale.
Në imazh, i vogli shfaqet duke u zvarritur në dysheme, veshur me një këmishë të verdhë dhe pantallona të shkurta jeshile.
Ky moment i veçantë është ndarë me fansat, duke treguar dashurinë dhe lumturinë e tij për familjen. Postimi ka marrë një vëmendje të madhe, dhe fansat kanë reaguar me emocion për këtë pjesë intime të jetës së këngëtarit, i cili ka vendosur të mbajë ende një pjesë të jetës private.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje