TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Prill 2025, 10:50

Ola dhe Loredana nuk harrojnë sherret e vjetra, ‘kapen për flokësh’ pas Prime-t

Shkruar nga Pamfleti

Ola dhe Loredana nuk harrojnë sherret e vjetra, ‘kapen për

Duket se armiqësia që lindi mes Olës dhe Loredanës, për shkak të Jozit, në Big Brother Vip Albania 4, nuk është shuar. Përkundrazi, ajo është shtuar edhe më shumë dhe ka ‘kulmuar’ në festën e Top-it pas Prime-t të finales, këtë të shtunë.

Sipas Elton Tozajt, i cili ishte i ftuar në Breaking, gjatë festës mes Olës dhe Loredanës kanë nisur ofendimet. Fillimisht me zë të ulët e më pas me tone të larta.

Situata ka degraduar deri në fyerje shumë të rënda dhe me fjalor tejet banal. Sipas Tozajt, po të mos kishin qenë njerëzit e tjerë të pranishëm, ish-banoret do ishin kapur për flokësh (në kuptimin e parë të fjalës).

Nga ana e tij, Jozi nuk ka qenë prezent dhe nuk dihet nëse do e vazhdojë më historinë me ndonjërën nga vajzat. Ola më herët është shprehur se ‘po të donte, do e bënte për vete ish-banorin’, ndërsa Loredana është shprehur se ‘ende ndjen për Jozin, pavarësisht se nuk janë më bashkë’. /Pamfleti

ola loredana sherr

Lini një Përgjigje