
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se sot mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra
KQZ po ashtu bëri të ditur se ka miratuar dizajnin e fletëvotimit për votim me postë dhe formulat për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve dhe ekipeve të numërimit në QKN.
Komisioni sqaroi se fletëvotimi i miratuar do të përdoret vetëm për votimin me postë, i cili do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026.
Sipas Rregullores Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që votuesve të regjistruar për votim me postë, t’u dërgojë përmes postës, ndër tjerash, fletëvotimin.
Lini një Përgjigje