TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Maj 2026, 07:32

Vizita e parë zyrtare e Marta Kos në Kosovë, takim me Kurtin në Prishtinë

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e parë zyrtare e Marta Kos në Kosovë, takim me Kurtin
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, të dy do të dalin në një konferencë të përbashkët për media, e paraparë të nisë në orën 10:45.

Gjatë vizitës, Kos do të takohet edhe me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu. Temë kryesore e bisedimeve pritet të jenë reformat në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe mundësitë që sjell Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo është vizita e parë zyrtare e komisioneres në Kosovë që nga marrja e detyrës në vitin 2024. Vizita zhvillohet tri javë para zgjedhjeve të reja në Kosovë, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Vizita vjen gjithashtu vetëm tri ditë pas deklaratës së saj në takimin e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor në Bratislavë, ku theksoi lidhjen e ngushtë mes sigurisë evropiane dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse nuk e integrojmë fqinjësinë tonë në Bashkimin Evropian në këtë situatë, po ta quaj, të çmendur gjeopolitike, ku për herë të parë kemi forca të jashtme destabilizuese që do të dëshironin të na shihnin të dështojmë në procesin e anëtarësimit, ato mund të ndërhyjnë dhe më pas t’i përdorin ato vende kundër nesh, ashtu siç po bën, për shembull, Rusia në Bjellorusi, duke i përdorur migrantët si armë kundër BE-së”, tha ajo.

Marta Kos kishte paraparë të vizitonte Kosovën më 12 mars, por vizita u anulua për shkak të zhvillimeve politike në vend. Kjo ndodhi pasi Vjosa Osmani shpërndau parlamentin më 6 mars, pas mungesës së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

1 Komente

  1. D
    Dashmir Ramolli

    Kot marta kos dhe marta djath nuk e duan shqiperine as kosoven se kjo europe kurve i ndau trojet tona.vetem nje shtet ne bote do te na ndihmoje... eshte SHBA.mendoj qe shteti yne bashke me ameriken ta quaje sjelljen europiane ndaj shqiperise gjenocid.ti kerkoj demshperblim cfare i kane bere shqiperise deri sot qe po shkruaj.lere marta djath e marta gjize.

    Lini një Përgjigje