Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka mbërritur në Prishtinë në vizitën e saj të parë në Kosovë.
Kos është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike në vend ku ish-presidentja Vjosa Osmani nxorri një dekret për shpërndarjen e Kuvendit.
Vizita e Marta Kos vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa fokusi mbetet te procesi i integrimit europian dhe zhvillimet politike në vend.
Lini një Përgjigje