TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 20:38

Vuçiç bën viktimën: Kemi incizime, shqiptarët tentuan të linin të vdiste një prej të plagosurve

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç bën viktimën: Kemi incizime, shqiptarët

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, duke u distancuar nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme ku serbët sulmuan policinë. Ata vranë një polic të Kosovës dhe plagosën 2 prej tyre.

Vuçiç përveçse ka mohuar që Serbia të ketë lidhje me ngjarjen, është viktimizuar duke thënë se ka incizime ku sipas tij policët e Kosovës qeshin dhe thonë: "lërini të vdesin". 

Ai tha gjithashtu se nëse FKOR-i do kishte marrë pjesë në operacion, nuk do kishte aq shumë të vrarë.

“Ndaj tyre është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve tona që disponojmë, janë tre serbë, të konfirmuar nga Kosova dhe Metohia, mbetën të vrarë. Dy prej tyre ishin me siguri nga gjuajtja me snajper, kur nuk ishte e nevojshme të likuidoheshin, dy u plagosën rëndë dhe ekziston frika se ka mbetur i vrarë edhe një person i katërt. Ne ndoqëm se çfarë po bënte policia shqiptare.

Ne kemi një regjistrim zanor se si policët e tyre qeshin dhe thonë 'lërini të vdesin”, tha Vuçiç.

vucic incizime shqiptaret

Lini një Përgjigje