TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 19:38

Borrell bisedë telefonike me Vuçiç dhe Kurtin: Vendosni qetësinë në vend, agresorët të dorëzohen menjëherë!

Shkruar nga Pamfleti

Borrell bisedë telefonike me Vuçiç dhe Kurtin: Vendosni

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për sulmet në Zveçan, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Borrell u ka bërë thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit. Ai ka theksuar gjithashtu se sulmuesit duhet të dorëzohen menjëherë para drejtësisë.

Kujtojmë se, një anëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur në Zveçan si pasojë e një sulmi me armë dhe shkëmbimeve me armë zjarri që vijojnë prej mëngjesit mes forcave të policisë dhe forcave të armatosura që ndodhen në manastirin e Banjskës.

agresoret bisede kurti vucic borrell

Lini një Përgjigje