TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 20:21

Agresioni në Veri, Vuçiç tenton të 'lajë duart': Beogradi s’ka lidhje, KFOR i dha Kurtit kartën e vrasjes së serbëve

Shkruar nga Pamfleti
Agresioni në Veri, Vuçiç tenton të 'lajë
Vuçiç në konferencë shtypi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar për situatën sot në veri të Kosovës, ku serbët sulmuan policinë, duke u distancuar nga ngjarja.

Edhe pse pranoi se të vrarët dhe të arrestuarit janë serbë, Vuçiç deklaroi se Beogradi nuk ka lidhje. Nga ana tjetër ai ju hakërrye KFOR-it. Vuçiç tha se nëse ata do kishin marrë pjesë në operacion, nuk do kishte aq shumë të vrarë.

Aty duhej të ndërhynte KFOR. Por KFOR i ka dhënë Kurtit kartën të vrasë sa më shumë njerëz. Në bazë të vlerësimeve tona 3 serbë janë vrarë. Dy janë vrarë me snajper, ku nuk ka qenë e nevojshme të likujdohen. 2 janë plagosur dhe ka të dhëna se mund të ketë një viktimë të katërt. Një person i plagosur është në pikëpyetje nëse do mbijetojë sepse nuk i kanë dhënë ndihmë dhe kemi incizim ku policia dëgjohet duke thënë: “Lëreni të vdesë””, ka thënë ai.

Më tej ai sulmoi Albin Kurtin, duke deklaruar se e gjitha që po ndodh në veri të Kovës është për shkak të tij. Madje ai doli dhe me shifra duke pretenduar se serbet atje janë nën terror. Më taj Vuçiç tha se Beogradi nuk ka lidhje, ndonëse pranoi se sulmi u bë nga serbët në veri.

Njerëzit tanë nuk kanë dashur të durojnë terrorin e Kurtit nga 3 nëntori kur Kurti e ka zëvendësuar komandantin e policisë. Ata kanë përdorur 62 herë policinë kundër serbëve. Ka pasur 56 sulme të motivura politike.

Në asnjë mënyrë nuk dua të justifikoj vrasjen e policit. Kjo është për tu gjykuar dhe askush nuk ka pasur nevojë për këtë dhe aq më pak publiku serb se të gjithë e kanë pranuar se Kurti është autori i kosit në Veri. Serbia nuk ka lidhje me ta dhe më vjen turp të flas. Autoblindi nuk është i xhandarmërisë, por është përdorur nga ne në vitet 1998-1999. Uniformat nuk janë të policisë dhe ushtrisë serbe. Uniformat mund të blihen kudo”, tha ai.

Më tej ai u shpreh se nuk ka pasur lidhje as grupi mercenar Wagner, teksa më pas sulmoi dhe SHBA. Ai u shpreh se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës edhe sikur t’i vrasin.

Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje