TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 19:45

Agresorët në Veri ja mbathin, dioqeza Rashkë-Prizren: Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës

Shkruar nga Pamfleti

Agresorët në Veri ja mbathin, dioqeza Rashkë-Prizren: Personat e

Dioqeza Rashkë-Prizren ka thënë se situata në Manastirin e Banjskës aktualisht është e qetë, pasi personat e armatosur janë larguar nga manastiri.

Dioqeza ka thënë se ka prani të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it para portave të hyrjes dhe në oborrin e manastirit.

“Në konviktin e manastirit ndodhen ende igumeni me vëllazërinë e tij, si dhe një grup besimtarësh nga Novi Sadi, mes të cilëve edhe dy të mitur. Drejtoria e Manastirit njofton se të gjithë janë mirë, se në kapelën e manastirit bëhen shërbesa të rregullta, me shpresë që kjo dramë të përfundojë sa më shpejtë”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.

 

Lini një Përgjigje