TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Qershor 2023, 20:42

Tensionet në Veri, Petkoviç: Prishtina s’ka të drejtë të formojë ushtri dhe as të armatosë pjesëtarët e FSK-së

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, Petkoviç: Prishtina s’ka të

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë e Serbisë, Petar Petkoviç duke komentuar situatën e tensionuaar në Veri, deklaroi se Prishtina nuk ka të drejtë me asnjë marrëveshje për të formuar Ushtri të Kosovës dhe as për të armatosur pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Sipas tij të vetmet forca që mund të operojnë në Kosovë janë ata të KFOR-it.

“I vetmi formacion i armatosur ushtarak i vlefshëm në territorin e Kosovës është misioni ndërkombëtar i KFOR-it dhe i tillë duhet të mbetet, deshi apo jo Kurti”, ka thënë Petkoviç, shkruan Euronews Serbia.

Sipas tij kërcënim për paqen dhe sigurinë në këto zona dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është kryeministri Albin Kurti.

Albin Kurti në vend që të punojë për të shtensionuar situatën në terren dhe për të qetësuar krizën që shkaktoi me veprimet e tij të njëanshme në veri të Kosovës, vazhdon të tregojë fytyrën e tij militante me armë dhe deklarata propagandistike”, u shpreh ai, për Euronews Serbia. 

petkoviç kosova ushtria

Lini një Përgjigje