
Një krim në familje është parandaluar në Fushë-Kosovë këtë të premte. Një grua në Fushë Kosovë, ka tentuar të hedhë të birin e saj vetëm 6 vjeç nga ballkoni.
Mësohet se ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.
Burimet bëjnë me dije se gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.
Po ashtu, mësohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.
Lini një Përgjigje