TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Qershor 2023, 11:48

Albin Kurti: Po e forcojmë ushtrinë për të mbrojtur veten, jo për sulmuar të tjerët

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti: Po e forcojmë ushtrinë për të mbrojtur veten,

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova nuk është duke forcuar ushtrinë e saj për t’i sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur veten.

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve, të mbajtur në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ai u shpreh se FSK është e hapur për të gjithë të rinjtë, deri në moshën 25 vjeç.

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë për të gjithë”, tha kryeministri i Kosovës.

Më tej, Kurti shton se ushtria vazhdon të zhvillohet e të modernizohet, duke kaluar nëpër etapa të tranzicionit dhe nuk kanë ndaluar së ndërtuari një sistem të qëndrueshëm ushtarak.

“Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka ndërtuar imazhin e një institucioni të një edukimi ushtarak që nxjerr oficerë që shkëlqejnë në edukimin pasues”, përfundoi Kurti.

kurti ushtri fsk

Lini një Përgjigje