TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Qershor 2023, 17:25

Tensionet në Veri/ Edita Tahiri kundër konferencës ndërkombëtare: E papranueshme dhe e rrezikshme!

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri/ Edita Tahiri kundër konferencës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka dalë kundër mbajtjes së një konference ndërkombëtare për Veriun dhe bën thirrje që populli të jetë kundër masivisht.

Sipas saj, kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme. Populli duhet ta kundërshtojë njësoj si pushtimi nga Serbia.

“Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e papranueshme dhe e rrezikshme! Populli duhet të përgatitet ta kundërshtojmë masivisht, ashtu njësoj siç kundërshtuam okupimin nga Serbia”, u shpreh Tahiri.

Ideja e konferencës ndërkombëtare për Kosovën publikisht është nxitur nga kryeministri Edi Rama, i cili në disa konferenca për mediat ka thënë se ka ardhur koha që kryeministri Kurti dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç të mbyllen derisa të arrihet një marrëveshje.

Gjatë kësaj jave Rama e ka “dorëzuar” edhe formalisht propozimin e tij në Bruksel gjatë takimeve me zyrtarë të lartë, përfshirë Presidentin e KE-së Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë Josep Borell.

Emisari i BE-së në dialogun Kosovë -Serbi Miroslav Lajcak konfirmoi ditën e djeshme se Rama e ka çuar në Bruksel propozimin.

“Është nismë e Edi Ramës. Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritativ për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje. Ky është propozimi me të cilin ai erdhi. Jemi në kontakt të përditshëm me SHBA-në dhe kryeqytetet kryesore evropiane. Por sigurisht, platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve është dialogu dhe ne duhet t’i kthehemi dialogut”, ka thënë Lajçak.

I pyetur nëse ekziston si opsion real një konferencë e tillë, Lajçak u shpreh se është shumë herët për të spekuluar lidhur me këtë.

“Nuk u diskutua për pritjet nga ajo konferencë. Është shumë herët për të spekuluar për këtë. Dua të theksoj edhe një herë se rolin e Ramës e shoh konstruktiv”, theksoi Lajçak.

edita tahiri konference nderkombetare tensione veri

Lini një Përgjigje