
Një pikë kontrolli policore tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës është djegur pjesërisht nga një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 3:15 të mëngjesit, ndërsa në kohën e shpërthimit policët nuk kanë qenë brenda pikë kontrollit.
Përveç dritareve të thyera, janë djegur edhe orenditë që ishin brenda.Deri tash nuk dihet autori ose autorët e këtij incidenti.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton ElshaniAi tha se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme materiale.
Elshani po ashtu ka thënë se pak para mesnatës, pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës kanë tentuar të ndalojnë veturën e drejtuar nga një person.
“Shoferi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe vazhdoi tutje. Policia e ka ndjekur dhe ka gjetur një automjet të braktisur në rrugën Sutjeska. Vetura është kontrolluar dhe më pas policia është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se askush nuk është arrestuar me atë rast.
Lini një Përgjigje