TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Qershor 2023, 07:59

Baton Haxhiu sulmon Albin Kurtin: Kjo qeveri po kërkon gjak, Serbia është gati!

Shkruar nga Pamfleti
Baton Haxhiu sulmon Albin Kurtin: Kjo qeveri po kërkon gjak, Serbia
Albin Kurti dhe Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu, thotë se “qeveria e Kosovës po dëshiron gjak”,.

Sipas analistit “përballë është një Serbi që ka një qeveri që është e gatshme për gjak”.Haxhiu tha se është shumë e rrezikshme që një qeveri të sillet sikur opozitë, duke thënë se “krejt kjo është farsë”.

Më tej, Haxhiu ka thënë se derdhja e gjakun e vështirëson edhe më shumë jetën politike në atë ardhmen.

Ai kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç i ka quajtur si “politikanë primitivë”.

“Ajo që është më tragjike është se brenda farsës kërkojnë edhe një Mon Balaj të ri në jetën tonë dhe kjo po shihet prej avionit. Gjaku nuk na duhet sepse çdo gjak e vështirëson jetën politike në të ardhmen, armiqëson më shumë njerëzit. Fatketqësia është se kjo Qeveri po do gjak, dhe kur e ka përballë një Qeveri në Serbi e cila është e gatshme për atë gjak, prandaj e kemi bashkësinë ndërkombëtare që po thotë lërëni farsëns sepse ne jemi për me përfundu procesin dhe ti je kundër saj”, ka thënë Haxhiu. 

Ndërkohë Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit, tha drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman.

Ai, së bashku me të dërguarin e bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë marrë pjesë në debatin në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Koopman tha se po përgatiten një sërë masash ndaj Kosovës. Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.

Ai tha se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe se ato janë të kthyeshme në rast se merren hapat e duhur drejt shtensionimit të situatës.

baton haxhiu kurti vuçiç

Lini një Përgjigje