TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Qershor 2023, 19:54

Djali i Vuçiç-it në Graçanicë, deputeti i PDK: Transmetoi mesazhin e babait

Shkruar nga Pamfleti

Djali i Vuçiç-it në Graçanicë, deputeti i PDK:

Deputeti i PDK, Xhevat Haliti ka reaguar në lidhje me shfaqjen e djalit të Vuçiç në Graçanicë. Ai tha se nuk kishte asnjë arsye se përse djali i Vuçiç-it duhet të shkonte në Graçanicë, teksa shtoi se qëllimi i tij i vetëm ka qenë të japë mesazhin e babait.

“Vuçiçi ka pretenduar, se ai ka qenë disa herë në Kroaci se kanë në përkujtim për vrasjet që kanë ndodhur në një kamp përqendrimi në Kroaci. Këto dy vitet e fundit, Kroacia nuk ka lejuar që të shkojnë emisarë nga Serbia për të dhënë mesazhe.

Ky është një problem më vete, se si është e mundur që gjithë kjo “luftë” që po bëhet sa i përket veriut, komunave, fillimi i funksionimit të tyre apo jo e ndërkohë vjen djali i Vuçiçit me mesazhin e babait dhe prezanton e jep mesazh në Graçanicë.

Kjo është e pakuptimtë. Unë nuk e di nëse policia apo qeveria ka ndonjë informacion, por si ka hyrë ai person, a është kontrolluar ai në kufi, a është regjistruar hyrja e tij” tha Haliti për Euro News.

Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, mori pjesë në “Festën e Vidovdanit” në Graçanicë. Ai është parë brenda oborrit të manastirit duke u përshëndetur me serbë të tjerë.

Danilo u pa i veshur me një bluzë në të cilën kishte mbishkrimin: “Dorëzimi s’është opsion”.

deputeti pdk gracanice

Lini një Përgjigje