TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Qershor 2023, 14:49

"Këtë javë nis ndëshkimi"/ Eurodeputeti gjerman “kryqëzon” Lajçakun për Kosovën: Po mbani anën e agresorit!

Shkruar nga Pamfleti
"Këtë javë nis ndëshkimi"/ Eurodeputeti gjerman
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka kritikuar ashpër qasjen e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë një diskutimi në Bruksel, ai tha se emisari i Brukselit po mban më shumë krahun e agresorit, konkretisht Serbisë, sesa Kosovës, që sipas tij është një vend që ka bërë progres dhe që politika është 100% me BE-në.

E kam përcjellë aktivitetin tënd që nga koha kur e keni marr funksionin… Unë ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në relacionin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. A e ndjeni besimin e serbëve dhe të kosovarëve. 

Ajo që nuk e di, zoti Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiçin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do të pakësonte ndihmën financiare?

A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor?. Kosova është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e ‘zbusin’ presidentin serb”, tha ai.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në debatin në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Europian, pohoi se Brukseli nuk mund të tolerojë më asnjë lloj destabiliteti.

Teksa pohoi se përshkallëzimi ende vazhdon të ndodhë në komunat në veri të vendit, Lajçak përmendi dhunën që protestuesit serbë ushtruan ndaj institucioneve të sigurisë, Policisë dhe KFOR-it, si dhe ndaj gazetarëve, dhe tha se presin hetim të mirëfilltë penal dhe dënim për personat përgjegjës. Por në tërësi, për shkak të zhvillimeve në veri, ai theksoi se imazhi i vendeve që synojnë integrimin europian, u dëmtua.

Po shoh akte të dhunshme që mund të rilindin sepse përshkallëzimi vazhdon të ndodhë. Pa një marrëveshje për ç’tensionim nuk mund të kthehemi tek implementimi i dialogut. Jemi në një udhëkryq të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Është fatkeqësi që duhet të merremi prapë me menaxhimin e krizave në veri të Kosovës, dhe kjo, pikërisht në kohën kur duhet të fokusohemi tek agresioni rus ndaj Ukrainës. Është fatkeqësi që kriza aktuale po ndodh në një periudhë kur kishim një platformë të qartë për normalizim. Kosova dhe Serbia duhet të frenohen nga veprimet që kanë pasojë për sigurinë dhe i shpërqendrojnë nga çështje që kanë vërtet rëndësi”, tha Lajçak.

michael gahler miroslav lajçak kosova

Lini një Përgjigje