
Një foshnjë ka ndërruar jetë pas mesnate në spitalin e Prizrenit të Kosovë. Mediat në Kosovë raportojnë se foshnja ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas lindjes.
Për këtë arsye prindi i foshnjes së vdekur akuzon mjekët e spitalit për pakujdesi.
Prindi ka denoncuar mjekët në policë, e për rrejdhojë tre mjekë të spitalit të Prizrenit janë arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas lindjes së gruas së tij, viktimës femër kosovare, pas disa minutave foshnja ka vdekur dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa zëdhënësi i Spitalit të Prizrenit, Shefajet Berisha ka thënë se nuk kanë njohuri për arrestimet.
“Rasti ka ndodhur dje, gjatë ditës Prokuroria është marr me rastin, kanë ardhur dhe kanë marr foshnjën e kanë dërguar për obduksion, për arrestimet nuk kemi njohuri, ato nuk janë kryer në Spital”, është shprehur ai.
Lini një Përgjigje