TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Qershor 2023, 16:19

Tensionet në Veri, Stoltenberg bën sërish thirrje për dialog mes Kosovës dhe Serbisë

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, Stoltenberg bën sërish thirrje për dialog

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë për normalizim të situatës në veri të Kosovës. Gjithashtu ai tha se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e situatës.

Bëhet me dije se Stoltenberg e ka përmendur situatën e Kosovës gjatë takimit me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm ka folur gjithashtu edhe për rëndësinë e misionit të KFOR-it të NATO-s në Kosovë, i cili tha se vazhdon të përmbushë mandatin e OKB-së.

stoltenberg tensione veri

Lini një Përgjigje