TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Qershor 2023, 18:23

Kurti sfidon serbët në festën e Vidovdanit, vizitë blic në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Kurti sfidon serbët në festën e Vidovdanit, vizitë blic
Albin Kurti gjatë vizitës në Veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë blic në veri të Kosovës. Ai është parë në Mitrovicë, ku ka zhvilluar një takim me policët e vendosur atje. Kurti ka qenë i shoqëruar nga Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla si dhe një numë ri madh i forcave speciale. 

Padyshim vizita e tij pritet të rihapë dhe një herë diskutimet, sepse me shumë mundësi serbët do e cilësojnë provokim. 

Vizita e Kurtit vjen në ditën kur serbët kremtojnë të ashtuquajturën festën e Vidovdanit. Në kudër të kësaj dite, sot u pa në Graçanicë, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Danilo.

Danilo Vuçiç është parë duke u përshëndetur me serbët tjerë që po marrin pjesë në manifestim. Ai ka veshur bluzë me shkrimin “dorëzimi s’është opsion”.

Serbët sot janë duke e festuar Vidovdanin në Graçanicë. Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur te Manastiri i Graçanicës. Me mbishkrime dhe këngë nacionaliste për Kosovën ata po festojnë “Vidovdanin” në Manastirin e Graçanicës.

Po ashtu kryeministri ka uruar festën e Kurban Bajramit, teksa ka shpërndarë edhe bakllava për policët.

Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere””, tha Kurti.

kurti ne veri

Lini një Përgjigje