TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Qershor 2023, 22:51

Tensionet në Veri, Scholz thirrje Kosovës dhe Serbisë: Të ndërmerren hapat e duhur për të shtensionuar situatën

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, Scholz thirrje Kosovës dhe Serbisë: Të

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scheloz, deklaroi se Kosova dhe Serbia I kanë marrëveshje me të cilën i rregullojnë raportet bazike dhe se është e nevojshme që situata të shtensionohet sa më shpejt.

Ai tha të mërkurën gjatë një konference për media me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Berlin, se kontribut për shtensionim duhet të japin edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian që janë të angazhuara në këtë proces.

Sipas Scholzit, Gjermania e ka kuptuar seriozisht perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Unë mendoj se janë dakorduar, ka marrëveshjes mes dy shteteve që i rregullon marrëdhëniet bazike mes tyre e ajo duhet të bazohet në mirëkuptimin mes tyre. Dhe kjo duhet të zbatohet, nga pikëpamjet tona është e rëndësishme të jepet kontribut për shtensionim dhe shumë shpejt të mund të mbahen zgjedhje në komunat serbe në Kosovë”, tha ai.

Për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore, Scholz u shpreh se duhet të mbahen dhe të kenë pjesëmarrje të lartë “dhe të mos jenë njerëz të zgjedhur në mënyrë formale, por legjitime”.

scholz kosova serbia

Lini një Përgjigje