
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas ndalimit që policia i bëri djalit të tij. Djali i Vuçiç mori pjesë në festivalin e Vidovdanit duke provokuar me një mbishkrim në bluzë. Por policia e Kosovës ka ndaluar makinën dhe ja ka hequr bluzën.
Vuçiç ka thënë se Danilo ka ecur mes përmes Prishtinës me bluzën me atë mbishkrim deri në Graçanicë. Nga ana tjetër ai ka sulmuar Kurtin.
“E përgëzoj Albin Kurtin për kurajën e tij. Ai nuk është kaq i guximshëm kur është para meje, por në rregull. Kur dërgojnë të tjerët që të sigurojnë jetesën me fëmijët e të tjerëve, është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiçi, raportoi Danas.
Lini një Përgjigje