
Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar sërish ashpër ndaj sjelljeve të Bashkimit Europian ndaj Kosovës.
Një shkrim në Twitter, Kearns shprehet se diplomacia e BE-së ka dështuar në raport me Kosovën. Ajo ka shtuar se BE-a nuk po tregon produktivitet për qetësimin e situatës në veri.
“Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkuarjuar Beogradin i cili: -Ndërhyri në zgjedhjet, rrëmbeu ilegalisht tre policë të Kosovës, financon militantët. Megjithatë nuk ka pasoja. Kjo është e rrezikshme”, ka shkruar Kearns.
Reagimi i saj vjen pas paralajmërimit të Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionit Evropian, Jan Koopman, i cili tha dje se po përgatiten një sërë masash ndaj Kosovës. Ndërkohë sot, 3 eurodeputetë kritikuan shumë ashpër Miroslav Lajçak, cili sipas tyre, po mban krahun e Serbisë në dialogun Prishtinë-Beograd.
Lini një Përgjigje