TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Qershor 2023, 13:28

Tensionet në Veri, nënkryetari i LDK-së sulmon Kurtin: Kokëfortë, rregullo marrëdhëniet me SHBA e BE

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, nënkryetari i LDK-së sulmon Kurtin:

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku palët ende nuk kanë rënë dakord për të zbatuar disa pika të dhëna nga BE për shtensionim.

I ftuar në Report TV, Haziri thotë se Kurti me politikën e tij ka tentuar që të testojë durimin e ndërkombëtarëve, por nga ana tjetër Serbia rezistoi deri në bojkot të zgjedhjeve e protestat. Ai thekson se LDK ka dalë me një iniciativë ‘Rruga e tretë’ përmes së cilës synojnë që të rregullojnë raportet me ndërkombëtarët.

"Situata është çdo ditë me kriza lokale, politike të befasishme për fakton ndërkombëtare, por në Kosovë po bëhet e lodhshme. Kurti besoi se po teston durimin ndërkombëtar dhe në anën tjetër serbët përmes bojkotit tashmë ka mbërritur në një pikë kritike. Këshilli i Europës diskuton sot çështjen e Kosovës. Iniciativa e Ramës për konferencë urgjente, Abdixhiku ka dalë menjë propozim ‘rruga e tretë’ dhe po angazhohemi që si LDK të drejtojmë një front politik të përbashkuar për të evituar dëmet, një rrugë të tretë që siguron që të mos vazhdojë ky raport i Kosovës me BE, NATO, SHBA”, tha ai.

Haziri u shpreh se Kurti po tregohet kokëfortë dhe nuk po bën asgjë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sa i takon propozimit të Ramës për mbajtjen e një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, ai thotë se e vlerëson rolin e Ramës që nuk ka qëndruar pasiv.

“BE ka humb kreativen për të shtyrë para procesin e negocimit, u shty një axhendë për një marrëveshje të përkohshme në Ohër, tregon që ose mungon një angazhim, një mobilizim, një objektiv i qartë për ta përfunduar, ose zhvillimet rajonalë kanë krijuar impakt. Serbia vazhdon me burimin e destabilizimit, refuzimin e çdo iniciative. Kurti me politikën e tij të kokëfortësisë po vazhdon që t’i mbajë raportet të tensionuara. Iniciativa e Ramës vjen pas disa iniciativa të reja. Një konferencë e mobilizuar ndër për ti dhënë fund këtij procesi do jetë e vështirë me qenë e suksesshme, ka shumë arsye. Ne e vlerësojmë vullnetin e mirë dhe iniciativën e ramës që s’ka qenë lider që ka qëndruar pasiv”, tha Haziri.

ldk kurti shba be

Lini një Përgjigje