TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Qershor 2023, 14:25

BE ultimatum Kurtit: Kosova do të ketë pasoja nëse nuk zbatohet plani me 3 pika i Borrell!

Shkruar nga Pamfleti

BE ultimatum Kurtit: Kosova do të ketë pasoja nëse nuk zbatohet

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratur sot konkluzionet sa i përket zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, konkretisht dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë konkluzion thuhet se Këshilli i Bashkimit Evropian dënon incidentet e dhunshme të ndodhura së fundi në veri të Kosovës dhe bën thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe që janë përcaktuar nga BE më 3 qershor 2023.

Në këto konkluzione thuhet gjithashtu se palët duhet të krijojnë kushte për të mbajtur zgjedhjet të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas, shtetet anëtare të BE-së dështimi për shtensionim do të ketë pasoja negative.

Gjithashtu thonë me rëndësi është që të vazhdojnë dialogu i drejtuar nga Josep Borell dhe implementimi i shpejtë i marrëveshjes për normalizim dhe Aneksi i Implementimit, këtu përfshihet edhe kërkesa e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kujtojmë se 4 ditë më parë në 26 qershor, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka zhvilluar një takim me ministrat e Jashtëm të BE-së teksa kanë folur në lidhje me situatën e tensiuonuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për mediat pas takimit, Borrell ka deklaruar se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, janë të gatshme të marrin masa të mëtejshme ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk shihet progres në shtensionim të situatës.

Borrell është shprehur se në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel i ka ofruar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një udhërrëfyes se si të dilet nga kriza, edhe pse sipas tij fatkeqësisht nuk pati një rezultat të menjëhershëm.

“Shtetet anëtare kanë nënvizuar shqetësimin për tensionet në vazhdim në veri të Kosovës dhe kam cekur rëndësinë që palët të shtensionojnë situatën, e të bëhet në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të bërë më 3 qershor. Mirëpresim lirimin e tre policëve të Kosovës që janë mbajtur në Beograd. Shtetet anëtare do të marrin masa nëse duhet, për ta rritur levën e BE-së e për ta përkrahur dialogun për normalizim”, tha Borrell.

Përfaqësuesi i BE, ka insistuar se duhet mbajtur zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, por me kusht që të marrin pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje.

“Të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet nga dialogu. Shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme nëse nuk shihet progres. Është thënë se nga shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së presim sjellje evropiane. Në ditët në vijim do të vazhdojmë kontaktin me dyja palët. Por, shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të na përkrahin në punën tonë”, u shpreh Borrell.

be shefat pasoja kurti

Lini një Përgjigje