TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Qershor 2023, 10:25

Tensionet në Veri, Escobar dhe Lajçak takohen me Presidenten Osmani

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, Escobar dhe Lajçak takohen me Presidenten Osmani

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me tensionet në veri të vendit.

Pas Osmanit, Lajçak dhe Escobar pritet që gjatë ditës të takohen edhe me përfaqësues të partive në Kosovë, përshirë Listën Serbe.

Një ditë më parë, Escobar dhe Lajçak u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të cilit i kërkuan qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun e Brukselit.

Më vonë gjatë ditës, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë drejt Beogradit, ku, sipas njoftimeve, në orën 18:30 do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 

escobar lajcak vjosa osmani

Lini një Përgjigje