
I dërguari special i BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mbrëmjen e djeshme.
Nga takimi bëhet me dije se Lajçak dhe Escobar kanë paraqitur tri kërkesa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Lajçaku tha se takimi më kryeministri Kurti ishte i vështirë, ndërsa shtoi se kërkesat përfshinin shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe kthim në dialogun me Serbinë.
“Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t’u marrë me menaxhimin e krizave në vend të shkeljes së normalizimit që është një lajm tjetër i mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për situatën në veri. Kemi paraqitur propozime, tre elemente: de-përshkallëzimi i situatës në terren, zgjedhje të reja të shpejta në veri dhe kthim në dialogun e normalizimit. Në një diskutim sinqerisht të vështirë me kryeministrin, kjo është e gjitha që mund të themi”, tha Lajçaku.
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se është në interes të Kosovës dhe të të gjithëve që në veri të ketë kryetarë komunash që kanë edhe ligjshmëri edhe përfaqësim, pasi sipas tij, legaliteti nuk do të thotë përfaqësim dhe ky, është problemi me të cilin po përballet vendi tani.
“Legaliteti nuk do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin dhe prandaj është në interes të Kosovës dhe të të gjithëve që të kemi kryetarë komunash që kanë edhe ligjshmëri edhe përfaqësim”, ka thënë Lajçak.
Ai foli edhe për pasojat e përmendura për Kosovën në lidhje situatën në veri. Sipas tij, këto pasoja janë përmendur në një dokument i përpiluar nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe është mjaft serioz dhe me peshë, derisa nuk dha ndonjë detaj.
“Nuk kam përmendur pasojat, ishte e përmendur në deklaratën e BE 27, është dokument i përpiluar nga 27 shtetet anëtare, pra një dokument me të vërtetë serioz dhe me peshë dhe mund të ju them që shtetet anëtare janë duke pritur që ne të shkojmë dhe t’u raportojmë atyre, nuk do të jap asnjë spekulim”, përfundon Lajçak.
Lini një Përgjigje