TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Qershor 2023, 21:07

Nis takimi i Escobarit dhe Lajçakut me Albin Kurtin

Shkruar nga Pamfleti

Nis takimi i Escobarit dhe Lajçakut me Albin Kurtin

Nis takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin në Bashkimin Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Takimi ishte paralajmëruar të niste në orën 20:00, mirëpo nisi më shumë se 30 minuta më vonë.

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd, më 5 dhe 6 qershor.

Një ditë më parë, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.

Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative”, tha ai.

lajcak escobar

Lini një Përgjigje