
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për mediat ka thënë se s’ka pranuar një propozim që kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin.
Kurti ka akuzuar ndërmjetësit europianë se kanë bërë zyrtare qëndrimin e Serbisë që ajo të kushtëzohet me Asociacionin. Më tej ai tha se propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes.
“Nuk jemi në prillin e vitit 2013 kur në dhomë ndodheshin baronesha Ashton, këshilltari i saj Cooper dhe kryeministrat e asaj kohe, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. S’është marrëveshja e vitit 2013. Qartë Neni 10 i marrëveshjes bazike thotë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të cilat të dialogut në Bruksel të cilat janë të obligueshme dhe valide. Janë 39 sosh gjithsej. Nuk mundet nga neni 10 nga 39 marrëveshje të përzgjidhet një e të vendoset sikur qerrja para kuajve. Të bëhet edhe thelb edhe parakusht. Një kushtëzim të tillë unë nuk e kam pranuar”, ka thënë ai para gazetarëve.
Lini një Përgjigje