TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Shtator 2023, 13:23

Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, BE-ja kërcënon: Sot do ta shohim sa janë të gatshëm liderët të marrin përgjegjësi

Shkruar nga Pamfleti
Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, BE-ja kërcënon:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Lalçak dhe Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë nisur takimin në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Kjo është hera e parë që ulen në të njëjtën tryezë që prej shpërthimit të tensioneve në veriun Kosovës në muajin maj.

Kurti dhe Vuçiç zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Në një deklaratë pas takimit, Vuçiç tha se bisedimet e vështira kishin nisur.

Sipas njoftimit të Bllokut, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt. Por do të diskutohen gjithashtu edhe çështjet aktuale.

Nga ana tjetër Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka njoftuar se tani është koha që të fillohet seriozisht zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër dhe tha se sot shihet nëse palët janë gati të marrin përgjegjësinë.

“Jam duke pritur Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”., ka shkruar ai.

Kurti dhe Vuçiçi janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që janë mbajtur më 23 prill në veri të Kosovës dhe të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Që atëherë midis dy vendeve ka pasur tensione dhe kriza.

Dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011. Ndonëse kanë arritur me dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, zbatimi i shumicës prej tyre ka ngecur.

nis takimi kurti-vuçiç bruksel

Lini një Përgjigje