
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (MAPL), Elbert Krasniqi, tha se dorëheqja e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbë në veri të Kosovës është kërkesë vetëm e Beogradit.
Krasniqi theksoi në një konferencë për media në Prishtinë se “ne nuk jemi këtu për t’u përkujdesur për kërkesat e Beogradit”, duke këmbëngulur se kryetarët mund të largohet nga zyrat vetëm përmes një udhëzimi të ri administrativ.
“Në të kaluarën kryetarët në veriun e vendit kanë qenë në dispozicion të Listës Serbe dhe grupeve kriminale dhe asnjëherë në dispozicion të qytetarëve, udhëzimi administrativ është proces demokratik…dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje as kryetarëve të komunave, janë kërkesa të Beogradit”, tha Krasniqi.
Ndërsa emisari amerikan Gabriel Escobarit deklaroi se dorëheqja e tyre është rruga më e mirë për zgjedhjet e parakohshme në veri.
Escobari tha se rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës do të ishte nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje.
Lini një Përgjigje