TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Shtator 2023, 13:24

Takimi i 14 shtatorit në Bruksel, Berisha: Kurti po dorëzohet përballë ndërkombëtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i 14 shtatorit në Bruksel, Berisha: Kurti po dorëzohet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur për takimin e 14 shtatorit mes Kurtit dhe Vuçiç.

Berisha tha se këto takime janë të parapërgatitur, kanë një axhendë dhe se duhet të japin një efekt.

“Parakushtet për të ardhur deri tek zgjedhjet e parakohshme, duhet të jenë temë e bisedimeve të 14 shtatorit që vetë Serbia të mos interferojë dhe të dialogohet  me qytetarët  e përfaqësuesve të serbëve lokal, që ata të përfshihen në zgjedhje, përndryshe përsëritja e të njëjtit rreth vicioz është e padobishme, vetëm se gjenerojmë krizë dhe statuskuo afatgjatë. Mirëpo shqetësuese është situata se kemi një pozicionim të palës kosovare me ofertat që ka bërë dhe kemi e anën e kundër, anën serbe, e cila për realizimin e tyre kërkon largimin e policisë nga veriu, bërjen e ostacionit dhe këto zgjedhje ti bëjmë me vendim të asamblesë së ostacionit”- tha Berisha.

Berisha komentoi edhe për bisedën telefonike që Kurti ka zhvilluar me Escobar, dhe tha që amerikanët mund të marrin kurdo në telefon dhe nuk i marrin leje askujt.

Ai shtoi se Kurti po dorëzohet përballë ndërkombëtarëve dhe tërheqja e tij mund të jetë me një vendim të dëmshëm për Kosovën.

“Krejt kjo çfarë kemi arritur deri më sot është për shkak të koordinimit me SHBA-në dhe me parterët e tjerë ndërkombëtar. Nuk ka ndryshim të kursit të Kurtit, Kurti ccdo vendim që e ka marrë, e ka marrë të pa harmonizuar me ndërkombëtarët. Nuk po e them unë, e kanë thënë në ccdo hap të tij Ambasada Amerikane, Bashkësia Ndërkombëtare dhe Bashkimi Europian. Tani Kurti është në pozicionin ku do të detyrohet të dorëzohet dhe  frika më e madhe e imja është se ky po tërhiqet me një vendim të dëmshëm për Kosovën” – tha ai.

takimi i 14 shtatorit në bruksel kurti

Lini një Përgjigje