TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Shtator 2023, 15:50

“Marrëveshja po refuzohet nga Kurti”, Vuçiç pas takimit në Bruksel: Kryetarët në veri të dorëhiqen e të shkohet në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

“Marrëveshja po refuzohet nga Kurti”, Vuçiç pas

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses duke shtuar se nuk është gjetur një rrugë e qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar. Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të AKS-së. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj", ka shrkuar ai.

Ndër të tjera ai ka shtuar se Asociacioni duhet të formohet duke u bazuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Sipas tij ajo është një marrëveshje e pranuar nga të dyja palët asokohe dhe prandaj marrëveshja duhet nënshkruar.

Kemi pasur disa marrëveshje me Prishtinën, e para baza ishte marrëveshja e Brukselit që e arritëm më 19 prill, 2013. Kjo është diçka që nga fillimi kemi insistuar, ishte letër e nënshkruar nga dyja palët, më pas kishim planin e zbatimit dhe të parimeve që jemi pajtuar më 2015. Të dyja palët i kanë nënshkruar këto dokumente. Është diçka që kemi insistuar nga fillimi. Kemi pranuar çdo gjë që jemi pajtuar më vonë, në vitet në vijim, veçanërisht këtë vit. Por, duhet të fillojmë me zbatimin, e çdo gjë duhet të nisë me AKS-në. Por, pala tjetër s’do ta zbatojë. Është rreth vicioz, duke pritur të njëjtën çështje”, tha presidenti serb.

Vuçiç tha gjithashtu se nuk ka pasur gjëra shumë pozitive nga takimi. Por, ka thënë se me rëndësi është që të bisedohet.

“Sa i përket rrjedhës, nuk ka pasur shumë gjëra të këndshme, por shumë gjëra të pakëndshme. Logjikisht, të gjithë po luftojmë për të veten. Është e qartë se Kurti po i shmanget formimit të AKS-së. Serbia nuk po i ikën detyrimeve të saja, por ne i folëm si është dhe BE-ja se si duhet ecur gjërat. Dhe ne e pranuam një propozim të tillë, pavarësisht se nuk ishte i lehtë, por Kurti e refuzoi dhe kështu përfundoi çdo gjë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb u shpreh se Kurti refuzon formimin e Asociacionit dhe thotë se ai mund të themelohet vetëm duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovë dhe të mos ketë të drejta ekzekutive siç ka thënë në një letërkëmbim Federica Mogherini e po ashtu të bazohet në një oped të shkruar nga Gabriel Escobar e Derek Chollet”.

Nuk është ajo se çfarë doni, por ajo që jemi pajtuar”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se BE-ja ka propozuar të bëhet kompromis, e se pala serbe ka pranuar, porse “Kurti refuzoi”.

Vuçiç është pyetur edhe për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe votimet që janë bërë sot në Leposaviq e Zubin-Potok pro anëtarësimit në Asociacion.

Vuçiç i ka quajtur këto “lojëra që po përshkallëzojnë situatën”. Për zgjedhjet e reja në katër komunat në veri të Kosovës, Vuçiç ka thënë se është me rëndësi të shkohet me rrugën e dorëheqjeve.

vuçiç kurti takim bruiksel

Lini një Përgjigje