TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Maj 2026, 08:06

Shtyhet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, kur pritet të mbahet aktgjykimi

Shkruar nga Pamfleti
Shtyhet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026.

Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i cili ka pohuar saktësinë e raportimeve për ndryshimin e datës së shpalljes së aktgjykimit.

“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq, në përgjigje të pyetjes nëse raportimi për shtyrjen e vendimit për datën 20 korrik është i vërtetë.

Fillimisht, shpallja e vendimit ishte planifikuar për më 19 maj, në përputhje me afatet procedurale. Megjithatë, sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për të dhënë verdiktin, me mundësi shtyrjeje edhe për 60 ditë të tjera.

Në këtë mënyrë, epilogu i një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së pritet të bëhet publik më 20 korrik 2026.

ish-krerët e uÇk-së në hagë shtyhet vendimi

Lini një Përgjigje