TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Maj 2026, 12:53

Zgjedhjet e 7 qershorit, si do të kandidojë Vjosa Osmani? Ish-presidentja mohon spekulimet

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 7 qershorit, si do të kandidojë Vjosa Osmani?
Vjosa Osmani

Nuk konfirmon nëse synon postin e presidentes apo të deputetes

Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka kërkuar përfshirjen e katër emrave në dhjetëshen kryesore të listës zgjedhore të LDK-së dhe nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për rolin e saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Ajo është pyetur nëse do të kandidojë për presidente apo për deputete, por ka shmangur një sqarim konkret. Sipas saj, vendimi do të bëhet publik në një moment tjetër. Osmani ka theksuar se nuk ka kërkuar pozita politike dhe nuk dëshiron të hyjë në spekulime.

Ajo ka njoftuar se do të vazhdojë aktivitetet në terren, duke përmendur daljet e përbashkëta me bashkëpunëtorë, përfshirë Farije Hotin.

Në lidhje me kundërshtimet nga disa ish-deputetë të LDK-së për rikthimin e saj, Osmani ka theksuar se përqendrimi i saj mbetet tek qytetarët. Ajo ka shtuar se mbështetja e tyre ka qenë faktor kryesor në angazhimin e saj politik dhe do të mbetet e tillë edhe në vijim.

 

vjosa osmani kosova zgjedhje

Lini një Përgjigje