Besianë Musmurati emërohet nënkryetare e Kryeqytetit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur një bashkëpunim të ri politik me Partinë Demokratike të Kosovës në qeverisjen e Kryeqytetit.
Sipas Ramës, marrëveshja synon të orientojë punën e komunës drejt projekteve zhvillimore dhe përdorimit të kapaciteteve profesionale në funksion të qytetarëve.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Besianë Musmurati është emëruar nënkryetare e Kryeqytetit.
Rama ka vlerësuar përvojën e saj në institucione vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë diplomacinë, politikat publike dhe proceset vendimmarrëse.
Ai ka përmendur edhe angazhimin e Musmuratit në sektorin e arsimit në Prishtinë, veçanërisht në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Kryetari i Prishtinës i ka uruar sukses në detyrën e re, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi do të fokusohet në projekte për qytetarët e Kryeqytetit.
Lini një Përgjigje