TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Maj 2026, 19:26

Osmani përballë Kurtit në 7 qershor, ish-presidentja bashkohet me LDK

Shkruar nga Pamfleti
Osmani përballë Kurtit në 7 qershor, ish-presidentja bashkohet me
Vjosa Osmani-Albin KURTI

Osmani arrin marrëveshjen me Abdixhikun për të garuar në zgjedhjet e 7 qershorit...

Vjosa Osmani duket se do të jetë përballë Albin Kurtit në zgjedhjet e 7 qershorit.

Pasi u largua nga posti i presidentes, Osmani ka vendosur që të rikthehet në politikën aktive në partinë ku aderoi dikur, Lidhja Demokratike e Kosovës. Ka qenë Lumir Abdixhiku i cili tha se dhe është rënë dakord me Osmanin që të hyjnë në zgjedhje me një listë të përbashkët.

Deklarata e Abdixhikut erdhi pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie, ku është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Sipas tij, LDK-ja do ta thërrasë këtë të shtunë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku pritet të formalizohen vendimet që lidhen me procesin zgjedhor dhe me marrëveshjen për garim të përbashkët.

“I njoftova kryesinë, votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje bashkëpunimin me Vjosa Osmanin për garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Abdixhiku.

I pyetur nëse do t’ia lëshojë vendin e renditjes në listë Vjosa Osmanit, Abdixhiku tha se kjo nuk paraqet asnjë problem për të. Kreu i LDK-së theksoi se fokusi i partisë është ndërtimi i një liste fituese për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa bashkëpunimi i brendshëm politik konsiderohet prioritet në këtë fazë.

“Pa asnjë problem, për mua besoj që Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja më e shkëlqyeshme dhe më e duhura për presidente të Kosovës. Besoj që populli e do një gjë të tillë dhe jam i gatshëm që bashkë me kolegët dhe LDK t’ia mundësojmë vetes dhe popullit të Kosovës një kandidaturë të tillë. Prandaj renditja në listë për mua nuk është problem fare”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka përgënjeshtruar raportimet se Osmani ka vendosur paraprakisht kushte për bashkëpunim.

“Asnjë kusht me Vjosën nuk e kemi pasur. Nuk është relacion kushtëzimesh, është relacion i kuptimit të nevojës së përbashkimit të të gjithëve brenda LDK-së, dhe ky nënkupton që ne ndërtojmë relacione mbi mirëbesim”, ka thënë ai.

Abdixhiku u shpreh gjithashtu se anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve janë informuar për procesin e deritanishëm të diskutimeve. 

“I njoftova edhe kryesinë edhe kryetarët e degëve me procesin e deritanishëm. Votuam dhe u dakordësuam që të formalizojmë tani e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se diskutimet me Osmanin nuk janë finalizuar ende, para se marrëveshja të marrë formën përfundimtare në organet e LDK-së. 

“Më jepni edhe disa ditë të finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, përfundoi Abdixhiku.

vjosa osmani albin kurti zgjedhje ldk

2 Komente

  1. N
    Ndërgjegja

    Gëzim i madh e i paparë kurrë për popullin që po vjen orteku i madh e populli gjithë gëzim e shëndeverë do të bjerë rehat më 7 qershor.....

    1. K
      KRESHA

      I PELQEU BYREKU I PRESIDENTES KESAJ ÇIKES DHE TASH SMUNDET ME U DA NGA POLITIKA. TRURIN SA NJE PUL E KA CFAREDO QE ME U BA. ALBINI FSHI SUMN ME TIPA SI KJO JO ME I PAS PERBALLE. SE ÇMUNDI ME BO KJO VJOSA KUR ISH PRESIDENTE VEC KY ABDIXHIKU ( BO ÇLLAGAP QI KA) E DI SE KOSOVARET KURKUND SMUNDN ME JA PA HAIR. TJETER ALBINI QE I KA MIRESITE PER KOSOVEN ME PASH.

      Lini një Përgjigje