TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Korrik 2023, 18:16

Shpërthejnë protestat në Prishtinë/ Veteranet ngrihen kundër qeverisë, kërkohet largimi i Mimoza Kusarit

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthejnë protestat në Prishtinë/ Veteranet ngrihen

Përgjimi që u publikua për Mimoza Kusari Lilën, por edhe ligji për pagën minimale ka irrituar qytetarët e Kosovës. Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dalë këtë pasdite në një protestë në qendër të Prishtinës.

Veteranët e UÇK-së dhe opozita akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se bashkë me Listën Serbe janë dakorduar për të përjashtuar veteranët nga Ligji për pagën minimale. Protestën e përkrahin PSD-ja dhe deputetë nga partitë opozitare.

Ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojnë që ta kthej mbrapsht Ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Shpërthejnë protestat në Prishtinë/ Veteranet ngrihen

Protestuesit po mbajnë në duar pankarta në të cilat akuzohet shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari se i ka fyer veteranët e UÇK-së. “Mimozë: At kallxoj “Radoja” se ku janë 1600 të zhdukurit e luftës”,  “Mimozë: Ti fyej veteranët e Jabllanoviqi “nënat” e tyre” – janë disa nga pankartat që protestuesit sot po mbajnë në duar.

Në protestë janë parë edhe deputetët e PDK-së, Rashit Qalaj, Elmi Reçica, Blerta Deliu – Kodra dhe nënkryetarja e PDK-së.

Shpërthejnë protestat në Prishtinë/ Veteranet ngrihen

Bajram Çerkinaj, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, ka akuzuar Qeverinë ‘Kurti’ se nuk po i mbështet veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë “që t’i kthehet popullit”.

UÇK, Liri, ju jeni liria e Kosovës. Flisni fort e flisni çlirë. Unë shoqatën e dëshmorëve, veteranëve e luftës janë edhe dëshmorë edhe më të mëdhenj.... Krejt Kosova është për liri. Kush është ai që s’i përkrah. O ju që po na udhëheqni, ku jeni more? Ku jeni more për këtë popull? Ruani se ju nuk dini se çka është liria. Ju dini veç me rrejt e me shëmtu edhe ma zi se ata që na kanë shëmtuar gjakpirësit e 98-s e 99-s. Tmerr po jetojmë. E kemi gëzuar një liri e ne po e dëmtojmë atë. Kush janë ata? Këta që po thonë se veteranët s’kanë të drejt të marrin pagë normale, s’kanë të drejt të marrin frymë, s’kanë të drejtë fëmijët t’i shkollojnë. Kush po na pengon?”, tha ai.

Shpërthejnë protestat në Prishtinë/ Veteranet ngrihen

veterane kosove

Lini një Përgjigje