TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Korrik 2023, 12:29

"Mimoza Kusari-Lila të japë dorëheqjen", sot protestë në Prishtinë për skandalin e përgjimeve

Shkruar nga Pamfleti

"Mimoza Kusari-Lila të japë dorëheqjen", sot

Në sheshin 'Skendërbeu' në Prishtinë, sot në orën 18:00 do të protestohet kundër Qeverisë Kurti. Protesta është organizuar nga OVL e UÇK-së, kundër koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiç-in dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, duke iu referuar skandalit të përgjimeve të deputetes Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Serbe Slavko Simiç. 

Në njoftimin e publikuar dje nga organizatorët e protestës thuhet se do të kërkohet që Mimoza Kusari-Lila të dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së. Mimoza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Audio-përgjimi

Ditët e fundit janë publikuar disa audio-incizime të një bisede mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila si dhe Sllavko Simiçit nga Lista Serbe. Këto audio-incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale”, ku përfshihen Kusari-Lila dhe Simiçi në një bisedë mes vete, kanë nxitur debat në opinion. Opozita akuzon pushtetin se ka koordinuar veprimet e tyre me Listën Serbe në projektligjet e ndryshme në Kuvend. Ndërkaq, nga partia në pushtet kanë thënë se audio-incizimet janë redaktuar dhe se qeveria nuk ka asnjë varësi nga Lista Serbe.

protestë në prishtinë mimoza kusari-lila t

Lini një Përgjigje