TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Korrik 2023, 14:27

"Mimoza Kusari të lërë mandatin", Opozita e Kosovës nesër protestë kundër qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

"Mimoza Kusari të lërë mandatin", Opozita e

Opozita e Kosovës ka njoftuar se ditën e nesërme do të dalë në protestë kundër qeverisë. Në një njoftim për mediat, opozita thotë se qeveria duhet të tërhiqet nga veprimet skandaloze.

Sipas tyre kryetarja e Kuvendit, Mimoza Kusari duhet të tërhiqet nga posti, ndërsa shprehin pakënaqësi dhe për kreun e qeverisë Albin Kurti. Protesta do të zhvillohet, tek sheshi “Skëndërbeu” në orën 18:00.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze. Prandaj të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin, kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së. Mimoza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke koordinuar me Milan Radojçiç, kundër luftëtarëve të UKÇ-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që të kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK.

“Protestojmë në sheshin “Skëndërbeu”, 15 korrik, ora 18:00”, thuhet në njoftim.

opozita proteste mimoza kusari

Lini një Përgjigje