TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Tetor 2023, 08:45

Shmanget tragjedia në Kosovë, 16-vjeçari në Pejë planifikoi vrasjen e shokëve të klasës

Shkruar nga Pamfleti

Shmanget tragjedia në Kosovë, 16-vjeçari në Pejë

Një tragjedi e madhe është shmangur në Pejë. Mësohet se një 16-vjeçar po planifikonte vrasjen e shokëve dhe shoqeve të klasës së tij.

Për fat të mirë autoritetet kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar ngjarjen.

"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është ndaluar i pandehuri me inicialet B.M. për shkak se në periudhë kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë.

Me këto veprime i pandehuri B.M. kishte për të kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i Prokurorisë Speciale, gjatë ditës së sotme ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe, ndaj të njëjtit Gjykata kompetente ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditës.", njofton policia.

pejë shmanget tragjedia

Lini një Përgjigje