TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Tetor 2023, 18:22

Tensionet në veri, Kurti merr masa: Kemi rekrutuar afro 2 mijë ushtarë të rinj!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri, Kurti merr masa: Kemi rekrutuar afro 2 mijë
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se gjatë dy viteve e gjysmë të qeverisjes ka dyfishuar buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha po ashtu se gjatë kësaj periudhe janë rekrutuar afër 2.000 ushtarë të rinj.

Kemi rekrutuar 1.852 ushtarë të rinj, duke rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve për më shumë se 2/3. Ushtria jonë sot është më profesionale dhe më e përgatitur sepse gjatë kësaj periudhe, 3.325 ushtarakë kanë përfunduar trajnime profesionale jashtë vendit. Ata janë të pajisur më mirë se asnjëherë më parë, sepse investimet në armatim janë rritur për 191%. Arsenalit tonë ushtarak, ia shtuam dronët e mirënjohur luftarak Bayraktar”, ka shkruar Kurti.

Kosova aktualisht është në proces të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Procesi ka nisur më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Në mars të vitit 2022, FSK-ja, në bashkëpunim me forcat amerikane, iu bashkua misionit të parë paqeruajtës jashtë vendit.

Përveç me SHBA-në, Kosova ka marrëveshje edhe me Mbretërinë e Bashkuar për angazhimin e përbashkët të forcave ushtarake në misione të ndryshme.

albin kurti

Lini një Përgjigje