TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Tetor 2023, 17:36

Hetimet për sulmin ndaj Policisë së Kosovës/ Zbardhen prova të reja, pjesë e terroristëve edhe bashkëpunëtori i djalit të Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet për sulmin ndaj Policisë së Kosovës/ Zbardhen prova
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla

Policia e Kosovës ka zbuluar prova të reja nga sulmi terrorist serb i ndodhur dy javë më parë në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një njoftimi në Facebook, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, njofton se në vendngjarje janë gjetur dokumentat e Mirolad jevtiç, që tregon se përfshirja e Serbisë dhe e Aleksandar Vuçiç, ka qenë e drejtëpërdrejtë.

Sipas tij Jevtiç është një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Zveçla thekson se prania e Jevtiç në Banjskë tregon se në dije i të sulmit dhe planit për këtë agresion terrorist ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën 3 të tjerë, ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë edhe Danilo Vuçiç.

"Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.

Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës.

Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciç, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. Milorad Jevtiç është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit."-shkruan Zveçla.

hetimet për sulmin ndaj policisë së kosovës

Lini një Përgjigje