TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Tetor 2023, 16:53

Pse konflikti Izrael-Palestinë mund të dëmtojë Kosovën?!

Shkruar nga Pamfleti

Pse konflikti Izrael-Palestinë mund të dëmtojë

Analisti Arsim Sinani tha se konflikti izraelito-palestinez mund të ketë ndikim edhe te ngjarjet e ndodhura në veri të Kosovës.

Kjo sipas tij  mund të ndodhë pasi vëmendja e ndërkombëtarëve do të jetë më e fokusuar në atë konflikt, ndërsa shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm për të ruajtur interesat e tyre.

Ky konflikti Izraelito-palestinez do të ndizet herë pas herë. Unë mendoj se kjo do të ndikojë në masë të madhe, pasi vëmendja e ndërkombëtarëve do të fokusohet atje në një luftë që ne po e shikojmë se është shumë e ashpër dhe frikësohem se Kosova mund të mbetet në plan të dytë.Për mendimin tim, mendoj se ne si shqiptarë duhet të jemi të vëmendshëm për të ruajtur interesat tona gjeostrategjike, pasi armiq si Serbia mund t’i shfrytëzojnë këto momente për të komentuar”,-tha Arsim Sinani për Euronews Albania.

Deri tani raportohet se nga sulmet me raketa të Hamasit janë vrarë më shumë se 600 izraelitë, ndërsa 100 të tjerë thuhet se janë marrë peng. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 370 palestinezë dhe 2200 të plagosur.

Konflikti që nisi të shtunën, ndodhi në 50 vjetorin e luftës së Izraelit me vendet arabe, atëherë kur shtetet fqinje, Egjipti dhe Siria filluan një sulm të befasishëm gjatë ditës më të shenjtë në kalendarin hebre, festës fetare të “Yom Kipurit”, më 6 tetor të vitit 1973.

konflikti izrael-palestinë

Lini një Përgjigje