TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Tetor 2023, 12:29

"Banjska krim i madh", Vuçiç 'lan duart': Pse nuk mund ta ekstradoj Radoiçiçin në Prishtinë!

Shkruar nga Pamfleti
"Banjska krim i madh", Vuçiç 'lan duart': Pse
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk mund ta ekstradojë Milan Radoiçiçin në Prishtinë, sepse Serbia nuk e njoh Kosovën. Vuçiç u shpreh se  Radoiçiç isht aleat i ngushtë i tij, por jo mik.

Në një intervistë për “Sky News” ai ka prezantuar detaje të reja nga dëshmia e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, se një pjesë të armëve, përveç BeH-së, dyshohet se i ka blerë edhe në Serbi dhe Kroaci.

I pyetur për pretendimet e Prishtinës se Beogradi i ka planifikuar ngjarjet në Banjskë, i ka pajisur një grup serbësh me armë dhe për fotografitë e Policisë së Kosovës, të cilat tregojnë se shumica e armëve të konfiskuara janë prodhuar në Serbi, presidenti i Serbisë tha se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin.

“Kush do të besojë se në fakt është diçka ndryshe, pothuajse askush”, tha Vuçiç në një intervistë të transmetuar nga Kossev.

Presidenti serb theksoi se pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por se Serbia nuk ua ka shitur atyre.

aleksandër vuçiç sulmi ne banjske

Lini një Përgjigje