TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Tetor 2023, 22:39

Osmani takon Von der Leyen: Kosova ka nevojë për mbështetjen e KE më shumë se kurrë

Shkruar nga Pamfleti

Osmani takon Von der Leyen: Kosova ka nevojë për mbështetjen e KE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë qëndrimit në Granada të Spanjës.

Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e Komisionit Evropian.

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërkohë që po përballemi me sfida të paprecedentë”, ka shkruar presidentja në platformën “X”.

Lini një Përgjigje