TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Gusht 2025, 21:19

“Serbia në prag të luftës civile”, eksperti: Destabilizimi i rajonit rrezikon Shqipërinë dhe Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

“Serbia në prag të luftës civile”, eksperti:

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar zhvillimet e fundit dramatike në Serbi, ku protesta masive kundër presidentit Aleksandër Vuçiç po përshkallëzohen çdo ditë.

I ftuar në studion e “News24”, Bytyçi e cilësoi situatën si të jashtëzakonshme dhe në prag të një konflikti të brendshëm.

“Mbështetësit e Vuçiçit po përleshen me studentët protestues në rrugë. Këto skena nuk janë parë as në Shqipëri në momentet më të tensionuara të historisë së saj. Në Serbi, mbrohet një diktator përmes dhunës. Mjafton një shkëndijë dhe askush nuk e di se si mund të përfundojë”, paralajmëroi eksperti.

Bytyçi theksoi se një destabilizim i mundshëm në Serbi do të kishte pasoja të menjëhershme për rajonin, veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Çdo zhvillim negativ në Serbi reflektohet automatikisht në fqinjësi. Ai ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e Shqipërisë, Kosovës dhe më gjerë, duke dëmtuar procesin e integrimit evropian për të gjithë rajonin”, u shpreh Bytyçi.

Sipas tij, tensionet aktuale nuk janë vetëm çështje të brendshme, por lidhen edhe me lojërat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan.

serbia luftës civile” eksperti

Lini një Përgjigje